Daçiç takohet me Bushatin, mesazh për Ramën: kujdes me Kosovën!

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka kërkuar që politika e Tiranës zyrtare të mbajë gojën në lidhje me Kosovën. Reagimi vjen pas deklarimit të kryeministrit Rama për një president dhe politikë sigurie të përbashkët, bërë në 10-vjetorin e Pavarësisë.

“Ne e dimë për çfarë nuk pajtohemi dhe ajo është Kosova. Do të doja të kishim më pak deklarata në rajon rreth kësaj çështjeje”, tha Daçiç, pasi u takua me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati në Beograd, në kuadër të një takimi trilateral edhe me prezencën e ministrit të Jashtëm italian. Deklarata dukej se ishte një kritikë ndaj qëndrimeve të Ramës, ndonëse Beogradi zyrtar u përpoq të mos i jepte rëndësi.

Ndërsa nga ana e tij, ministri Bushati iu shmang tërësisht komentimit të deklarimit të shefit të tij politik, edhe pse u pyet nga gazetarët vendas, duke zgjedhur një përgjigje skematike.

“Shqipëria, Kosova duhet të bëhen gati për një proces integrimi europian që ne shpresojmë të jetë i shpejtë, ku siç shihet qartë nga dinamikat e tij një pjesë të mirë të çështjeve që lidhen me politikën e jashtme janë çështje që i delegohen autoriteteve superkombëtare”, theksoi Bushati. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts