Daçiç e konfirmon: ideja e ndryshimit të kufijve, propozim nga Beogradi

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç konfirmoi se ka qenë propozimi i Beogradit që në negociatat me Prishtinën të përfshihej  “ideja e një demarkacioni – pra, një ripërcaktimi kufijsh.

I pyetur nëse qëndrimi zyrtar i Beogradit për të zgjidhur çështjen e Kosovës ka lidhje me një demarkacion të mundshëm, ai u përgjigj: “Po,  në mënyrë të zgjidhim problemin tonë, kjo është oferta jonë zyrtare.”

Por sipas tij, “një linjë e mundshme demarkacioni ende nuk është shkruar”.

Ai shtoi se ka qenë presidenti Vuçiç ai i cili në parim ka dhënë idenë e demarkacionit, si vetmja mënyrë realiste për të arritur një kompromis, por se kjo ide nuk është zhvilluar ende.

I pyetur se çfarë ishte demarkacioni i propozuar nga Vuçiq, ai tha se ishte “vetëm një ide që duhet të vinte në axhendë dhe të materializohej”.

“Mund të ketë ide të tjera për të cilat mund të arrihet një kompromis”, shtoi Daçiç.

Ai tha se beson që zgjidhja e përhershme e çështjes së Kosovës do të ishte në interes të Beogradit dhe Prishtinës, popullit serb dhe shqiptar, si dhe stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Daçiç përsëriti qëndrimin e Beogradit zyrtar se vazhdimi i dialogut është i nevojshëm dhe për këtë duhet të shfuqizohet vendimi i Prishtinës për taksën ndaj mallrave nga Serbia. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts