Ç’tmerr! 40 kg plastikë në barkun e një balene të ngordhur

Në stomakun e një balene të ngordhur u gjetën 40 kg qese plastike

Një balenë e ngordhur u gjet në Filipine, në stomakun e së cilës u gjetën më vonë 40 kilogramë qese plastike.

“Ne zbuluam shkakun e vdekjes së balenës së re, të cilën e gjetëm më 16 mars. Aajo kishte më shumë se 40 kilogramë qese plastike në vetvete. Kjo është sasia më e madhe e plastikës që ne kemi parë ndonjëherë në një stomak. Është e neveritshme. Qeveria duhet të marrë disa masa kundër atyre që e trajtojnë oqeanin si një kazan plehrash”, shkroi në faqen e tij në Facebook, një punonjës muze kafshësh në Filipine.

Sipas tij, gjatë dhjetë viteve janë gjetur sa më shumë se 57 balena të vdekura, por dhe delfinë, pikërisht nga ngrënia e qeseve plastike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts