Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Corona “viruson” futbollin: EURO 2020 dhe Copa America, mirupafshim verën e ardhshme!

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka shtyrë zyrtarisht Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Evropiani ishte planifikuar të zhvillohej nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti, por do të zhvillohet verën e ardhshme diktuar nga rrethanat e papritura dhe të pazakonta..

Ky ishte një propozim i bërë nga përfaqësuesit e Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), përfaqësuesve të ligave kombëtare dhe Sindikatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro), në një video-konferencë këtë mëngjes me Presidentin e UEFA-s Aleksandër Cheferin.

Sipas propozimit, këtë verë, nëse është e mundur, do të përdoret për të përfunduar garat e ndërprera; Ligat kombëtare, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Të pesë ligat më të mira evropiane – Anglia, Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania – janë pezulluar, së bashku me Champions  League dhe Europa League.

Kampionati Evropian zakonisht mbahet në një ose dy vende, por kësaj radhe do luuej ë të gjithë kontinentin dhe qytetet pritëse do të ishin Amsterdami, Baku-ja, Bilbao-ja, Bukureshti, Budapesti, Kopenhageni, Dublini, Glasgoë, Londra, Mynihi, Roma dhe Shën Petersburgu, një risi kjo organizative.

Pas Europianit, edhe Copa America u shty në verën e ardhshme. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts