Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Corona hyn dhe në Gaza, palestinezët kërkojnë pezullimin e bllokadës izraelite

Drejtuesi i lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite që të përfundojnë bllokadën shumëvjeçare të Gazës në mes të luftimit të përhapjes së koronavirusit.

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Zaid Nakhia ka paralajmëruar që Izraeli duhet të zgjedhë nëse të heqë bllokadën e Gazës dhe të lirojë të burgosur palestinezë ose të përballet me efektet shkatërruese të pandemisë së sëmundjes COVID-19.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Autoritetit Palestinez të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj autoriteteve izraelite që e bëjnë të pamundur bllokimin e Gazës, veçanërisht në mes të një pandemie.

Izraeli ka bllokuar Gaza-n që nga viti 2006, një enklavë palestineze me të paktën dy milion banorë.

Deri më tani, 12 persona janë konfirmuar të infektuar nga virusi në Gaza. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com