Çokollata Toblerone merr çertifikatën hallall

Çokollata kult Toblerone, ndër më të njohurat në botë, mori së fundi çertifikatën hallall.

Kjo do të thotë se sipas ligjit islam, muslimanëve u lejohet të hanë këtë çokollatë zvicerane pa asnjë rezervë.

“Hallall është shumë më tepër se vetëm heqja dorë nga mishi i derrit apo alkooli. Kjo është një filozofi e jetës që nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin, por edhe në shumë fusha të tjera – mjekësi, farmaci, kozmetikë, sistem banker, modë…”, tha Mounir Khouzami nga rrjeti arab zviceran.

Biznesi hallall po përhapet me shpejtësi, mu prej faktit të rritjes së popullsisë muslimane në Europë. Në Francë, ku jetojnë gjashtë milionë muslimanë, produktet hallall kanë tejkaluar tashmë ushqimet e zakonshme.

Khouzami këshilloi menaxherët që të jenë më pak segmentuar gjeografikisht dhe më shumë në drejtim të orientimit fetar të konsumatorëve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts