Auto Dak
Auto Dak

CNN zbulon detaje për tragjedinë në Sri Lanka

Ka pasur mjaft paralajmërime nga shërbimet e inteligjencës së Indisë lidhur me sulmet në Sri Lanka, mëson CNN.

Sipas njoftimeve të fundit, Nju Dehli ka kaluar informacione tejet të vlefshme që do të mund të parandalonin tragjedinë që morri jetën e më shumë se 360 personave.

Sipas raportimit të CNN, informacioni ka rrjedhur përmes një të arrestuarit për terrorizëm në Indi, i cili kishte lidhje edhe me grupin lokal ekstremist që i kreu sulmet.

Ende nuk ka prova të mjaftueshme nëse organizata terroriste ISIS qëndron plotësisht pas sulmeve, ndonëse grupi pretendon t’i ketë kryer ato.

Pistat e hetimit çojnë tek një grup lokal, National Thowheed Jamath, pothuajse i panjohur deri më tani. Megjithatë, kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe thotë se ky grup nuk ka pasur kapacitet për sulm të këtij niveli.

Ajo që është lënë pas është shkatërrim i shumë objekteve dhe pikëllim në mbarë vendin. Pretendimet se sulmi mund të prandalohej ende janë duke u hetuar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts