Ç’ndodh në Sharm el-Sheikh: një ndryshim revolucionar në perlën turistike

Autoritetet egjiptiane kanë filluar punën për ndërtimin e një gardhi betoni rreth plazhit të Sharm el-Sheikh, raporton The Guardian.

Megjithatë, gazeta britanike shkruan se pavarësisht nga fotografitë dhe videot, guvernatori i Sinait e  mohon ndërtimin.

Fotografitë dhe videot tregojnë ndërtimin e një pengese betoni, lartësia e së cilës arrin gjashtë metra, shkruan gazeta.

“Ky nuk është një mur, nuk ka mur”, tha guvernatori Khaled Fuda. Projekti, natyrisht, përbëhet nga një kombinim i pengesave të betonit të lartë dhe të paktën 37 kilometra gardh me gjemba dhe “katër hyrje shumë të mira” për të hyrë në qytet.

Sipas tij, ky projekt është ideuar për të “dekoruar dhe mbrojtur Sharm el-Sheikh”.

“Ne po e bëjmë atë për të ardhmen. Projekti do ta ndihmojë Sharm el-Sheikh që të mbulojë të ardhurat e humbura nga turizmi”, tha ai.

Planet e ngjashme për ndërtimin e murit rreth qytetit të Sinait Jugor u trajtua në vitin 2005, por pastaj u braktis.

Një përfaqësues hoteli në Sharm el-Sheikh thotë se “askush nuk e kupton se çfarë po ndodh”.

Një banor i cili donte të mbetet anonim, tha se pikat e kontrollit kishin rrethuar tashmë qytetin për të garantuar siguri pas disa sulmeve terroriste ndaj turistëve të huaj.

“Sharm el-Sheikh është i famshëm për malet dhe shkretëtirat e tij dhe gardhi po e godet këtë panoramë”, tha një egjiptian. “Është qesharake për ne”, shtoi ai.

Por qytetarët janë të sigurt se muri që po ndërtohet nuk do ta bëjë vendpushimin më të sigurt, nuk do të ndalojë terroristët, por do t’i shqetësojë njerëzit.

“Çdo turist që largohet nga qyteti do të mendojë se është në rrezik dhe kjo do të ndikojë në numrin e turistëve”, tha banori i Sharm el-Sheikh. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts