728 x 90 Leaderboard

Çmimi i naftës arrin majat, i afrohet 200 lekëshit

Nga 158-160 lekë për litër që kishte zbritur në fillim të janarit, tashmë ai kushton 20-22 lekë më shtrenjtë, apo gati 14% më shumë, duke iu afruar me shpejtësi nivelit rekord prej afër 190 lekë për litër, që ishte një vit më parë, kur arriti dhe rekordin në tregjet ndërkombëtare me rreth 120 USD për fuçi…
Çmimi i naftës është rritur sërish në fundjavë me 4-5 lekë, duke kapërcyer nivelin e 180 lekëve për litër. Ky është shtrenjtimi i katërt këtë vit, pas tre rritjeve të mëparshme në shkurt-mars.
Nga 158-160 lekë për litër që kishte zbritur në fillim të janarit, tashmë ai kushton 20-22 lekë më shtrenjtë, apo me gati 14%, duke iu afruar me shpejtësi nivelit rekord prej afër 190 lekë për litër, që ishte një vit më parë, kur arriti dhe rekordin në tregjet ndërkombëtare me rreth 120 USD për fuçi.
Luigj Aliaj, i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve pohoi për Monitor.al se shtrenjtimi lidhet tërësisht me rritjen e tij në tregjet ndërkombëtare. “Vetëm të premten nafta u rrit me 28 dollarë për ton”, tha ai, duke shtuar se mbyllja e pozicioneve sugjeron se çmimi do të vazhdojë të rritet në bursat ndërkombëtare.
Sipas të dhënave nga Financial Times, nafta u tregtua me rreth 66 dollarë për fuçi të premten, me një rritje ditore prej 4.2%. Gjithsesi,në bursa çmimi mbetet larg rekordeve të një viti më parë prej 120 USD për fuçi. (shiko grafiket në fund). Aktorët e tregut kanë pohuar se marrin për referencë treguesin Platts, (çmimi për ton), megjithëse pranoijnë se dhe treguesi për fuci e jep tendencën.
Në pikat e tregtimit të Kastrati dhe Elda, nafta dhe benzina shiten përkatësisht me 180 dhe 181 lekë, nga 176-777 lekë për litër që ishin më parë. Gulf, i cili tregton dhe naftë vendase e ka çmimin minimal 180 lekë dhe mesatar 184 lekë. Më lirë vijon të mbetet Gega Oil që e tregton naftën ende rreth 175 lekë. Kjo e fundit është bërë së fundmi më konkurrente në treg, pasi bleu pikat e IT OIL dhe po tregton gjithashtu naftë vendase.
Tregtuesit e karburanteve kanë qenë në fokus të kontrollove të forta së fundmi, nga autoritetet shtetërore, për të ndalur abuzimet me cilësinë dhe sasinë e naftës e benzinës së tregtuar.

Arsyet e rritjes
Janë disa arsye që po ndikojnë në shtrenjtimin e naftës me ritme më të shpejta se në tregjet ndërkombëtare në pjesën e parë të këtij viti.
-Së pari, shtrenjtimi i tij në tregjet ndërkombëtare, nga rretj 45 usd/fuçi që zbriti në janar në rreth 66 USD për fuçi aktualisht.
-Së dyti, forcimi i dollarit, i cili këmbehet aktualisht me gati 130 lekë, nga rreth 108-110 lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-Së treti, taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër, ndonëse nuk u reflektua direkt në janar, për shkak se u amortizua nga rënia e çmimeve në atë kohë, sërish e ka dhënë efektin e vet. Aktorët e tregut kanë pohuar se pa këtë taksë nafta do të ishte 10 lekë më lirë.
-Së katërti, shtrenjtimi i naftës rrit automatiskiht dhe TVSH që duhet paguar, pasi ajo llogaritet mbi çmimin final.

Grafiqe

Ecuria e naftes ne bursa, vitin e fundit

z02f5100az262c59ec295649cb8bf16877f0ef6cb0-300x112 (1)

 

Ecuria e naftes ne bursa 6 muajt e fundit

z03f5100az81f27c944c9c4adf860792feeeee6099-300x112 (1)

 

monitor.al

Related posts