Çmenduria e futbollistit: blen telefonin e shtrenjtë me lëkurë qengji

Sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Icardi, njihet për çmenduri të ndryshme jashtë fushës së lojës dhe i tillë është edhe mesazhi që ka shfaqur së fundmi në “Instagram”.

Sulmuesi ka treguar celularin e tij të ri “smartphone” që kushton 20 mijë euro, një celular i personalizuar.

Telefoni i markës “Vertu Signature Touch” është i mbështjellë nga një lëkurë qengji, e qepur me dorë dhe e veshur me qeramikë dhe titanium. Një mbështjellje e përgatitur nga marka “Luis Vuitton”. /tesheshi.com/

Related posts