Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Çlirimi i Tiranës: A i ka përçmuar Kadareja partizanët?! (video)

17 nëntori është dita e çlirimit të Tiranës. Ajo konsiderohet si ndër betejat më të ashpra frontale të nacionalçlirimtares shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por dhe për këtë ekzistojnë dritëhitje. Ka prej historianëve që mbrojnë versionin se beteja për çlirimin e Tiranës ishte e sajuar artificialisht nga komunistët, pikërisht me synimin e veshjes patjetër me heroizëm, për të legjitimuar më pas pushtetin e tyre me derdhje gjaku në emër të lirisë.

Argument për ta është fakti që gjermanët ishin nisur drejt Shkodrës, për t`u larguar pra nga Shqipëria, kështu që nuk kishin asnjë arsye për të zhvilluar luftë.

Megjithatë, kjo nuk e zhvlerëson herozmin e asaj beteje disaditore, ku me qindra partizanë kanë luftuar ndoshta pa ditur gjë nga përllogaritjet politike të krerëve të tyre që fërkonin duart për marrjen shumë shpejt të pushtetit.

Çlirimit të Tiranës, Kinostudioja “Shqipëria e re” i kushtoi filmin Radiostacioni, me skenar të Kadaresë. Subjekti ka në qendër përpjekjen për marrjen e godinës së Radio Tiranës, që në mënyrë simbolike përfaqson triumfin e forcave partizane.

Si mjeshtër i simbolikave, Kadare përcjell mesazhin  se gjuha (ndryshe, pushteti i medias) mbetet arma më e fuqishme dhe se ia vlen që betejat më të ashpra të bëhen pikërisht për kontrollin dhe sundimin e saj.

Por, po nga Kadareja, na vijnë dhe disa sekuenca që mund të lexohen dhe si një konfirmim nga ana e tij, po me simbolika të rafinuara, se ata që do merrnin pushtetin do ishin belaja vetë në kuptimin kulturor të fjalës. Ndiqni një dialog në fillim të filmit, ku partizan Sherifi vihet në lojë një “shok armësh” për shkak të trashësisë së tij:

 

Më pas është skena madhështore që simbolikisht përcjell ndërrimin e pushteteve, cilësinë e atyre që po e lenin dhe të atyre që po e merrnin. Partizan Mete Aliu i rrëmben mikrofonin borgjezkës Miriam:

 

Po ashtu, është dhe një skenë tjetër dialoguese mes partizanësh, që nxjerr në pah më shumë se naivitetin, defiçencat e thella kulturore:

 

 

 

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts