Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ç’kërkon të bëjë së fundi shpikësi i internetit Tim Berners-Lee?

Sir Tim Berners-Lee, një ekspert i shkencave kompjuterike dhe shpikës i sistemit të lundrimit në Internet, i njohur si Rrjeti Botëror (WWW), për të cilin iu dha titulli i kalorsiak (Sir), dëshiron të ridizajnojë përsëri hapësirën kibernetike.

Duke nisur me “startup”-in Inrupt, Berners-Lee dëshiron të rregullojë disa nga problemet që pësuan të ashtuquajturat rrjete të hapura në epokën e platformave të mëdha, të centralizuara, të tilla si Facebook dhe Google.

“Fillimi” po zhvillon një platformë të burimit të hapur të decentralizuar Solid dhe misioni i saj është të kthejë kontrollin e internetit në duart e përdoruesve të saj.

Njerëzit do të jenë në gjendje të identifikohen vetëm një herë për çdo shërbim, dhe të dhënat personale do të ruhen në “kapsula”, d.m.th depot personale të të dhënave online.

“Njerëzit janë lodhur nga mungesa e kontrollit”, tha Berners-Lee, një nga themeluesit e Inrupt-it, i ngarkuar me çështjen e teknologjisë.

Sipas tij, faqja e re në internet do të mundësojë ndarjen e përmbajtjes direkt midis njerëzve dhe bashkëpunimin që ka mundësuar që rrjetet e mëdha sociale të kenë sukses dhe në të njëjtën kohë të fitojnë kontroll të madh mbi përdoruesit e tyre.

Platforma e re, sipas themeluesit të saj, ka potencialin për të sjellë një revolucion të ri në fushën e programimit.

Vetë zhvilluesit, hakerat, aktivistët dhe përdoruesit duhet të ndihen të sigurt në mjedisin e Solid-it dhe të fillojnë të krijojnë përmbajtje në një mënyrë të decentralizuar, ku gjigandët e internetit si Google ose Facebook nuk do ta kenë atë “nën kontroll”.

John Bruce, një nga drejtorët e Inrupt-it, tha se kompania, në version  pilot, do kishte fillimisht si klientë Institutin Britanik të Shëndetit Publik (NHS), BBC dhe qeverinë flamande në Belgjikë.

Deri në prill, tha ai, duhet të ketë shumë më tepër.

Investitorët në kompani përfshijnë Hearst Ventures, Octopus Ventures dhe Akamai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts