Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Çizme grash 2300-vjeçare: përse dhe me taban të ornamentuar?

Malet Altai shtrihen nëpër Azinë Qendrore dhe Lindore, duke përshkuar Kinën, Mongolinë, Rusinë dhe Kazakistanin.

Në këtë zonë ka varre të shumta të popujve antikë, të ruajtura për mrekulli për shkak të akullit ose ngricave të përhershme që mbulojnë malet Altai.

Jo vetëm që ngrirja e përhershme i ruajti trupat, por edhe sendet personale të varrosura me të ndjerin. Ashtu si egjiptianët, përveç mumieve të tyre, u vendosën në varre sende që, sipas bestytnive, mund t’u duheshin ë vdekurve në jetën e përtejme. Kështu bënë edhe Skitët, një fis nomad që banonte në këtë zonë midis shekujve 9 dhe 2 para Krishtit.

Shumë objekte janë gjetur në këto varre, por një palë çizme femrash janë mbase shembulli më i mrekullueshëm i gjetur deri më tani.

Çizmet, të bëra prej lëkure dhe materialesh të tjera, janë zbukuruar me rruaza, gërsheta leshi dhe copa me gjethe ngjyrëndezura.

Studiuesit besojnë se ato mund të jenë veshur nga një grua jashtëzakonisht e rëndësishme për raste të veçanta. Historianët spekulojnë se Skitët vlerësonin tabanin e çizmeve të tyre sepse, ndërsa ata uleshin rreth zjarrit, do t’i ekspozonin ata në vështrimin e fqinjëve të tyre, herë miq dhe ndonjëherë jo.

Mosha e çizmeve, të vendosura tani në Muzeun Shtetëror të Hermitazhit në Shën Petersburg, Rusi, është vlerësuar se daton afërsisht në 2,300 vjet.

Shumë varre gjithashtu përmbanin marihuanë të djegur, e cila është arsyeja pse shkencëtarët besojnë se Skitët e dinin se ndihmonte në dhimbje. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts