Auto Dak
Auto Dak

Cila është e vërteta skeleteve “Modena Lovers”? Detaje të reja…

Skeletet duarlidhur, të njohur si “Modena Lovers”, ishin burra, sipas shkencëtarëve italianë.

Kujtohet se skeletet janë zbuluar në vitin 2009 në qytetin verior të Modenës, që datojnë nga shekujt 4 deri në 6 pas Krishtit, por dështuan aq shumë në identifikim sa gjinia e tyre nuk mund të përcaktohej.

Normalisht, bëhej fjalë për një burrë dhe një grua.

Por, duke ekzaminuar proteinën e pranishme në smaltin e dhëmbëve, shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës vërtetuan se bëhej fjalë për dy skelete burrash.

“Ne ishim në gjendje të nxirrnim proteina nga smalti i dhëmbit dhe t’i identifikojmë ato me siguri si meshkuj”, thuhet në raport.

Megjithatë, shkencëtarët kanë deklaruar se nuk është e mundur të përcaktohet orientimi seksual.

Ata mund të ishin miq, vëllezër, shokë të luftës.

“Ndërsa ne nuk mund të përjashtojmë që këto njerëz ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, nuk ka gjasa që njerëzit që i varrosën të vendosnin të tregonin një lidhje të tillë mes tyre duke vendosur trupat e tyre në mënyrë që ata të mbanin duart lidhyr”, u tha në sqarim.

Nën sundimin e Justinianit, perandori i Romës midis viteve 527 dhe 565 pas Krishtit, marrëdhëniet e të njëjtit seks midis burrave u konsideruan një krim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts