Çifti serb nën akuzë: foshnja 3-muajshe u vdes nga i ftohti

Opinioni në Serbi është tronditur nga fakti i vdekjes së një foshnjeje 3-muajshe nga i ftohti, si pasojë e neglizhencës së prindërve.

Çifti nga Knjazevaci, burri 33 e gruaja 28 vjeç, e çuan fëmijën e tyre te mjeku me arsyetimin se ajo po donte të ushqehej, por aty ajo ka rezultuar e pajetë dhe, nga një konstatim paraprak, është arritur në përfundimin se ajo kishte ngrirë nga i ftohti.

Prindërit u arestuan menjëherë, ndërkohë që në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe dy fëmijët e tjerë në një gjendje të rënduar, si nga kequshqyerja e si nga i ftohti. /tesheshi.com/

 

Related posts