Champions League: Totenham barazon Juven në Torino, City “xhiro” në Bazel

Champions League ka rifilluar nën shenjën e skuadrave britanike. Në ditën e parë të turit eleminator, Totenham ka dalë i pamundur nga Torino, edhe pse Juventus e pa veten në avantazh të dyfishtë brenda 10 minutave.

Higuain shënon që në minutën e dytë, e më pas dyfishon me penallti. Juventus u duk se do të vazhdonte goleadën, por skuadra e Pochetino gradualisht doli nga habia e minutave të para dhe rifilloi lojën e saj me vertikalizime e pasime me një takim.

Harry Kane fitoi duelin me Chiellini duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Ndërsa afro 20 minuta para fundit, Eriksen barazon për Totenham, e takimi u mbyll 2-2.

Pa histori ndeshja e dytë e ditës, ajo e zhvilluar në Bazel, mes vendasve dhe Manchester City. Skuadra e Guardiolës dominoi ndeshjen duke fituar 0-4, e duke mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit.

Dy gola të Gundogan që hapi dhe mbylli ndeshjen, si edhe golat e Bernardo e Aguero, dëshmuan potencialin e skuadrës britanike. /tesheshi.com/

 

Related posts