Çfarë pune bën Obama tani që nuk është më President?

Ai ishte presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve, i cili me një fushatë mahnitëse dhe një rezultat të paarritshëm, zgjoi, udhëhoqi dhe shpalli fituese ëndrrën e Martin Luter Kingut.

Barack Obama, lideri afro-amerikan fitoi zemrën e shumë njerëzve anembanë botës gjatë kohës që drejtonte shtetet më të fuqishme demokratike.

Liderët e vendeve të zhvilluara njihen për jetën e thjeshtë që bëjnë pas tërheqjes nga politika, si psh David Cameron i Britanisë, i cili bleu një shtëpi në fshat dhe jeton si një njeri i thjeshtë.

Por ky nuk është rasti i çiftit Obama. Kjo pasi ata kanë njoftuar të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale për një bashkëpunim me kompaninë e filmave Netflix.

Edhe vetë kompania deklaroi se ish-presidenti kishte nënshkruar një kontratë disa-vjeçare me ta, për të prodhuar filma dhe seriale.

“Presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje shumëvjeçare për të prodhuar filma dhe seriale për Netflix”, – shkruhej në postim.

Gjithashtu çifti ka deklaruar se ndiheshin tepër të lumtur për bashkëpunimin e ri.

Obama u shpreh: “Ne shpresojmë të kultivojmë dhe të kulturojmë zërat e talentuar, frymëzues dhe krijues, të promovojmë ndjeshmërinë midis popujve dhe të ndihmojmë që ata ti ndajnë historitë e tyre me të gjithë botën.”/tesheshi.com/

Related posts