Auto Dak
Auto Dak

Çfarë ndodhi në mbrëmje ndërmjet PS-së dhe LSI-së dhe përkthimi i deklaratës së dytë të Luan Ramës

Qetësohen ujrat PS-LSI. Pas trazimit të paradites ku sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama foli për “Pazar të Roskovecit” në Pogradec ku humbi kandidati i LSI-së dhe mungesës së urimit për kreun e ri të bashkisë së Tiranës, gjithçka duket se u zbut pasdite.

I pari doli nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani i cili foli për një marrëdhënie “të shkëlqyer” me aleatin kryesor, dhe më pas në foltoren e LSI-së doli sërish Luan Rama ku rikapituloi mesazhin politik.

Shkas për këtë duhet se ka shërbyer ardhja e të dhënave të shifrave të proporcionalit ku LSI ka një rritje të madhe, madje në disa bashki ndodhet në vend të parë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një dalje për mediet gjatë pasdites së të martës, ka bërë të ditura disa shifra suksesi, siç i quajti ai, të Lëvizjes Socialiste për Integrim sa i përket numërimit të votave për këshillat bashkiakë në mbarë vendin.

“Në vazhdën e komunikimit tonë të përhershëm, më lejoni që t’iu bëj me dije se gjatë gjithë ditës së sotme, në të gjitha QV-të ku ka vazhduar procesi i numërimit, ky ka qenë korrekt, në frymë bashkëpunuese, pa asnjë shqetësim, çka dëshmon edhe një tjetër vlerë të shtuar të cilësisë së zgjedhjeve të 21 qershorit. Në tërësinë e vetë, ritmi është i kënaqshëm dhe, ndërsa është mbyllur votimi në një pjesë thuajse të plotë të bashkive në vend, po kështu rezulton të ketë përfunduar numërimi edhe për këshillat bashkiakë në disa rrethe. Ndër të cilat, në votimin për këshillin bashkiak të Skraparit, LSI është në vend të parë me 57,2% të votave, numërim ky i përfunduar. Po kështu ka përfunduar votimi për këshillin bashkiak të Delvinës, ku LSI është gjithashtu në vend të parë, sikurse edhe në Bashkinë e Dropullit, të Mirditës dhe atë të Klosit. Ndërkaq, në një sërë bashkish të tjera në vend, ku vazhdon numërimi pasi është në proces, LSI rezulton të jetë forcë e parë në Pukë, Kurbin, Bulqizë, Rrogozhinë, Elbasan, Pogradec, Përmet, Këlcyrë dhe në Memaliaj. Është për t’u evidentuar edhe një fakt tjetër se në një pjesë të madhe të numërimit në ish-njësitë vendore të Bashkisë së Tiranës, LSI ka rezultate të shkëlqyera, me një rritje prej 50% ose më shumë krahasuar me zgjedhjet e 2011-s apo të 2013-s. Këto rezultate dhe të tjera që vijojnë të vijnë pranë shtabit elektoral të LSI, konfirmojnë edhe njëherë rritjen e vazhdueshme të besimit, të mbështetjes dhe të përkrahjes së qytetarëve shqiptarë te LSI, për alternativën e saj dhe për gjithë performancën e saj politike, qeverisëse dhe qytetare”, tha Luan Rama.

Ndryshe nga dalja e parë e paradites së të martës, ku LSI-ja, edhe pse ishte thuajse e zyrtarizuar fitorja e Erion Veliajt në Tiranë nuk e uroi kandidatin e majtë, në këtë dalje, Luan Rama i ka shprehur edhe urimin e veçantë Veliajt, me shpresën, besimin dhe bindjen – sipas tij, – që në krye të Bashkisë së Tiranës do të përmbushë premtimet, e do të shkojë edhe përtej tyre.

“Në përfundim të këtij komunikimi për ditën e sotme, më lejoni që në emër të LSI-së t’i bëj një urim të veçantë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, me shpresën, besimin dhe bindjen që në krye të kësaj bashkie, ai jo vetëm do të përmbushë të gjitha premtimet e bëra, por realisht do ta kthejë këtë bashki në një qendër të madhe të shërbimit ndaj qytetarëve, pavarësisht se kë kanë votuar”, tha Luan Rama, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts