Çfarë i ndodh trupit tonë kur pimë coca – cola?

Në 10 minutat e para organizmi goditet nga 10 lugë çaji me sheqer të bardhë. Nuk ndodh që të villni pasi acidi fosforik që përmban cola ndihmon që organizmi ta mbajë këtë sasi sheqeri.

30 minuta më vonë niveli i insulinës në gjak rritet ndjeshëm. Mëlçia përgjigjet duke e kthyer të gjithë këtë sasi sheqeri në dhjam.

40 minuta më vonë absorbimi i kafeinës është i plotë. Pupilat zmadhohen, presioni i gjakut rritet, dhe si përgjigje mëlçia e furnzion gjakun me më shumë sheqer. Receptorët adenosin të trurit tashmë janë bllokuar për të parandaluar përgjumjen.

5 minuta më vonë niveli i dopaminës rritet duke stimuluar qendrat e kënaqësisë në tru, njësoj siç vepron heroina.

60 minuta më vonë ai grumbullon magnezin, zinkun, kalciumin, në zorrën e trashë. Vetitë diuretike të kafeinës, fillojnë të bëjnë pjesën e vet. Tani e gjithë sasia e kalciumit, magnezit dhe zinkut të grumbulluara në zorrën e trashë, do të dalin jashtë trupit, ndërkohë që ato i duhen organizmit për të siguruar hidratim të mjaftueshëm, kocka dhe dhëmbë të fortë.

Ndërkohë që ”euforia” do fillojë të vdesë, ju do të keni probleme me përgjumjen dhe shumë irritim. Ndërkohë trupi do ta ketë nxjerrë të gjithë sasinë e ujit që përmban coca – cola por bashkë me të dhe të gjitha ato minerale që përmendëm. /tesheshi.com/