Çfarë ndodh nëse zëvendësoni sheqerin me mjaltin?

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen se mjalti është ilaç dhe jo pa shkak. Mjalti përdoret si ushqim dhe si një ilaç, në sajë të numrit të madh të përbërësve të shëndetshëm që përmban.

Madje sipas nutricionistëve, nëse ju konsumoni një lugë me mjaltë në mëngjes dhe në mbrëmje, do të plotësoni nevojat tuaja ditore për sheqer.

Nëse dëshironi ta anashkaloni përdorimin e sheqerit për shkak të ndikimit të dëmshëm në organizëm, ju mund të zëvendësoni atë me mjaltë, por ju duhet t’i kushtoni vëmendje që ai të jetë mjaltë organik.

Por kini kujdes, mjalti është më i ëmbël dhe më i fortë se sheqeri prandaj duhet të jeni të kujdesshëm kur përgatisni ushqim dhe kur e vendosni atë në vend të sheqerit. Nëse vendosni sasi më të madhe të mjaltit,  do të ndryshoni shijen e ushqimit negativisht.

Një lugë me sheqer që ka përafërsisht 15 gram duhet të zëvendësohet me një lugë të vogël me mjaltë./tesheshi.com/

Related posts