Çështja Skripal, qeveria dhe familja nbretërore britanike bojkotojnë “Rusia 2018”

Politikanë britanikë dhe përfaques të Familjes Mbretërore, kanë vendosur që të bojkotojnë Botërori në Rusi, si shprehje kjo e një proteste ndaj sulmi me agjent nervor të një ish-spiun rus e vjazës së tij në Angli.

Kjo u bë me dije nga vetë kryeministrja May e cila  i tha Dhomës së Përbashkët se vrasja në tentativë e Sergei Skripal dhe e bijës së tij në Salisbury, përfaqësonin një “përdorim të paligjshëm të forcës nga shteti rus” kundër Britanisë.

 “Pas këtij akti të tmerrshëm kundër vendit tonë, kjo marrëdhënie (me Rusinë) nuk mund të jetë e njëjtë,” tha May.

Por vetë përfaqsuesja angleze do të marrë pjesë. Të paktën deri më tani nuk është diskutuar dhe bojkoti i saj.

Shoqata Angleze e Futbollit, presidenti i së cilës është Princi Ëilliam, nuk ka komentuar mbi tensionet diplomatike të shkaktuara së fundi me Rusinë, por vazhdon përgatitjet për Kupën e Botës.

“Nuk është kaq e rëndësishme që zyrtarët nuk do të vijnë. Ky është problemi i tyre”, citohet të ketë thënë Nikolai Simonyan, nr.2 i Federatës ruse. “E rëndësishme është të vijë ekipi”, shtoi ai.

Ndërkohë, shefi i Komitetit të organizimit të Botërorit, Alexey Sorokin, tha se “është një turp që jo të gjithë i përmbahet parimit të futbollit jashtë politikës. /tesheshi.com/

 

 

Related posts