Certifikata e sigurisë e Cakajt, Rama: një sajesë e Metës

Në një intervistë te Zonë e Lirë, kryeministri Rama dha përgjigje në lidhje me detajin e certifikatës së sigurisë te personi i Genti Cakajt, konsideruar nga presidenti Meta si shkelje ligji.    

“Meta si Kryetar Kuvendi e ka marrë brenda disa orësh për një aktivitet ku duhej të shkonte, se certifikata e sigurisë është një dokument që i jepet një individi që duhet të vihen në posedim të një dokumentacioni të klasifikuar.

Për 3 vite Klajda Gjosha ka qenë pa certifikatë sigurie. Edhe Edmond Panariti ka qenë pa certifikatën e sigurisë kur ishte ministër i Jashtëm”, ishte argumenti që solli shefi i qeverisë.

Sipas tij, presidenti po cenon rëndë institucionin që përfaqson me veprimet e tij të fundit.   

“Meta është në shkelje të plotë të etikës, ligjit, që e ndalon presidentin të ketë opinione të cilat përcaktojnë nëse dekreton ose jo një ministër”, tha Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts