728 x 90 Leaderboard

Çelsi bën blerjen e dytë: i rrëmben Lestërit N’Golo Kante-n

Pasi ka bërë pjesë të tij sulmuesin belg Michy Batshuayi, për Çelsin që hap një faqe të re me teknikun italian Antonio Conte ka ardhur dhe blerja e dytë. E bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin e kampionëve të Lestërit, N’Golo Kante-n.

Marrëveshja me lojtarin e kombëtares franceze është pesëvjeçare, për një shumë prej 30 milionë paundësh.

25-vjeçari luajti në 40 takime për Lestërin në vitin e parë të tij në futbollin anglez, e do të vlerësohej për lojën e tij duke u zgjedhur në formacionin më të mirë të sezonit në Premier League.

“Sezoni im i parë në futbolin anglez ishte shumë i veçantë, dhe shpresoj të arrij edhe më shumë gjatë kohës sime si lojtar i Çelsit,” ka thënë Kante pas transferimit.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për një nga klubet më të mëdha në Europë. Mundësia për të punuar me Antonio Conte-n, një trajner i shkëlqyer, dhe me disa nga lojtarët më të mirë në botë, nuk mund të kthehej mbrapsht.” /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts