Çekia “del nga rreshti” europian: shpall njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet i Izraelit

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme deklaron se “Republika Çeke aktualisht, para se të nënshkruhet paqja mes Izraelit dhe Palestinës, e njeh në fakt Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në kufijtë e vijës së demarkacionit nga viti 1967”, shkruan Jerusalem Post.

“Republika Çeke, së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së, bazuar në Konkluzionet e Këshillit të Jashtëm të BE-së, konsideron Jeruzalemin si kryeqytet të dy shteteve, shtetit të Izraelit dhe shtetit të ardhshëm të Palestinës”.

Duke vepruar kështu, vendi ndërmorri një hap të pazakontë ndryshe nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat i përmbahen parimit se Jerusalemi nuk duhet të njihen si kryeqytet i Izraelit derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare për statusin.

Por ndryshe nga SHBA, Ministria e Jashtme e Çekisë tha gjithashtu se do të konsideronte zhvendosjen e ambasadës së saj vetëm bazuar në rezultatet e negociatave. /tesheshi.com/