Ceka i rikthehet sulmeve ndaj OSBE-së: sa të jetë ky mision në Shqipëri, nuk ka votë të lirë!

Neritan Ceka, i njuhur  në politikë veç të tjerash dhe si armik i OSBE-së, deklaroi se me ende këtë mision prezent në vend, Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Duke kundërshtuar vendimin e opozitës për djegie mandatesh, Ceka denoncoi siç dikur rolin e OSB!E-së.

“E kam të vështirë ta them nga pozitat që kam, por nga përvoja politike mendoj që një parti e ka vendin në Parlament dhe në një vend demokratik, nën monitorimin e BE-së, nuk ka zgjidhje tjetër veçse Parlamentit dhe përgatitjeve për zgjedhjet. Jam i bindur që një parti e fortë, me një traditë gati 30-vjeçare duhet të përgatitet për zgjedhje dhe të bindë njerëzit për zgjedhje, ose të thotë që me këtë popull nuk bëhet demokraci, ky popull që s’ka respekt për votën. Pra, ose e ka fajin populli që nuk do votë të lirë, ose e ka fajin partia, pikërisht se këta zotërinj, bashkë me ata të Partisë Socialiste e kanë katandisur këtë vend, në të vetmin që qeveriset nga OSBE-ja në kuptimin e votës së lirë. Sa të jetë OSBE-ja në Shqipëri s’ka për të pasur ndonjëherë votë të lirë. Sistemin e vendos OSBE-ja dhe, ky vend demokratik bëhet vetëm kur ajo të thotë që votën ta numërojnë ata që votojnë dhe jo ata që votohen”, tha Ceka në Top Talk.  

Ndër të tjera, Ceka tha se nuk ka asnjë lidhje mes 20 shkurtit ’91 dhe aktualitetit politik të sotëm.

“Nuk mendoj se jemi në të njëjtën situatë, tanimë kemi një Shqipëri që i ka institucionet në krahasim me atë periudhë, kur institucionet dolën jashtë funksionit. Që me dhjetorin e vitit 1990, Komiteti Qendror që vendoste për gjithçka doli jashtë funksionit; qeveria që s’kishte gjë në dorë veçse ofronte varfëri dhe uri, doli gjithashtu jashtë funksioni. Ramiz Alia mbeti për ne vetëm personi i kontaktit për të firmosur për zgjedhjet, por kishte humbur edhe fuqinë për të vepruar. Të mos harrojmë edhe faktin që nuk kishte faktor ndërkombëtar. Kurse sot jemi një ‘vagon’ që po ecën drejt BE-së, pavarësisht se nuk jemi ende anëtarë të bllokut”, theksoi ish-politikani veteran. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts