Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ceferin për Champions dhe Europa League: Do të përfundojnë apo do të ndërpriten?

Në një intervistë për ZDF, Alexander Cheferin, presidenti i UEFA, publikoi disa skenarë në lidhje me përfundimin e sezonit të futbollit në Evropë, të ndërprerë nga pandemia e koronavirusit, e cila ka cenuar të gjithë sistemin e jetës së deritanishme në pjesën më të madhe të globit.

Slloveni foli hapur për televizionin gjerman për mënyrën sesi Champions League dhe Europa League do të përfundojnë në 2019/20, por gjithashtu zbuloi se një nga opsionet nuk është që t’i përfundojë fare, por të mos ketë një rezultat përfundimtar për ta këtë sezon, pra asnjë fitues.

“Ne po shohim disa mundësi për të vazhduar dhe përfunduar këtë sezon: maj, qershor, korrik … ose të mos i luajmë më. Ky opsion është gjithashtu në tryezë.

 Ne kemi formuar një grup pune të përfaqësuesve të UEFA, ligat kombëtare dhe klubet për të marrë një vendim të përbashkët, por fjala e fundit do të jetë tek autoritetet e vendeve, të cilat do të japin ose jo leje për të luajtur në varësi të situatës së koronavirusit në secilin vend”, tha Ceferin. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com