728 x 90 Leaderboard

Çdo të thotë të jesh lopë në Zvicër

Në Zvicër, si pasojë e të nxehtit të pazakonte klimatik, helikopterë të ushtrisë kanë ndërmarrë një sërë operacionesh nëpër zona të thella për t’iu ardhur në ndihmë lopëve nën etje, dhe padyshim fermerëve që vuajnë mungesë uji si pasojë e thatësirës.

Që nga 20 korriku, ushtria ka kryer nëntë operacione të tilla, dhe në kantonin e St. Galenit në kullota malore ka lëshuar më shumë se një mijë litra ujë, raporton Swissinfo.ch portal.

Uji është duke u transportuar nga Liqeni Walensee aty pranë, shpjegoi zyrtari lokal Delphine Allemand.

Vite më parë, në agun e demokracisë në Shqipëri, profesor Ilia Lëngu do publikonte një shkrim të bujshëm te RD-ja, me titull “Më mirë lopë në Zvicër, se njeri në Shqipëri”. /tesheshi.com/     

 

 

 

 

 

 

Related posts