Auto Dak
Auto Dak

Ç’dëshpërim! Qeni i Emiliano Sala-s, te dera në pritje të t’zotit

Nala, qeni i futbollistit të zhdukur në det Emiliano Sala, pret me vështrimin tej dritares që t’i kthehet i zoti.

“Nala po pret gjithashtu për ty”, shkroi e motra e atij që mund të quhet “i ndjerë” tashmë, Salina Sala, duke publikur dhe foton e qenit me sytë nga dera.

Një ditë më parë u gjet avioni në fund të ujrave të La Manshit, si dhe një trup, por ende nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me atë nëse është gjendur pikërisht kufoma e futbollistit argjentinas apo e pilotit.

“Ne hoqëm dorë nga shpresa se ju të dy do të jeni gjallë”, shkroi gjithashtu Salina.

Ylli i futbollit Emiliano Sala po fluturonte nga Nantes në Cardiff City pak para zhdukjes. Pas nënshkrimit të kontratës, ndodhej në udhëtim në bordin e një Piperi PA-46 Malibu. Pranë ishullit të Guernsey, avioni u zhduk papritmas nga radari. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts