728 x 90 Leaderboard

Çavușoğlű: 3 miliardë dollarë, investimet turke në Shqipëri

3 miliard dollarë investime turke në Shqipëri. Kështu tha ministri i Jashtëm turk, Mevlűt Çavușoğlű i cili premtoi rritje të mëtejshme të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, duke veçuar sidomos investimet në  shëndetësi, bujqësi, bashkëpunimin ndërkombëtar, atë ushtarak dhe veçanërisht bashkëpunimin ekonomik.

Deklaratat u bënë pas takimit të ministrit tëi Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű me homologun shqiptar, Ditmir Bushati gjatë vizitës në Tiranë.

Çavușoğlű theksoi se me ministrin Bushati u trajtuan në të gjithë dimensionet marrëdhëniet dypalëshe.

“Marrëdhëniet tona ekonomike po zhvillohen çdo ditë e më tepër. Po rritet tregtia mes dy vendeve. Investimet turke në Shqipëri po rriten, si dhe  numri i firmave që investojnë në Shqipëri dhe aktualisht janë 3 miliard dollarë investime turke në Shqipëri”, tha ministri turk.

Po ashtu ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavușoğlű shtoi se në takimin me Dhomat e Tregtisë Turqi-Shqipëri, përfaqësuesit e biznesit  ishin të lumtur që janë në Shqipëri. “Falënderoj qeverinë shqiptare për interesin që ka treguar për investitorët turq që operojnë në Shqipëri” tha ai.

“Sigurisht do t’i kushtojmë vëmendje sektorit të bujqësisë, energjisë, ndërtimit të aeroporteve, do inkurajomë zhvillime të tilla dhe do t’i mbështesim. Po ashtu, në sektorin e shëndetësisë firmat turke kanë bërë investime të mëdha. Kanë ndërtuar spitale dhe do të vazhdojnë bashkëpunime në fushën e farmaceutikës dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë”, tha ministri turk. /tesheshi.com/

Related posts