Ca nga eventet kryesore të futbollit në 2016-ën

Çfarë do të ndodhë në botën e futbollit gjatë vitit 2016?.

Messi apo Ronaldo?

Cilat do jenë skuadrat që do drejtojnë dy trajnerët e njohur, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola?

Apo ç’është më kryesorja: kush do të fitojë Kampionatin Europian “Francë 2016”?

Këto janë disa nga pyetjet të cilat viti 2016 do të japë sigurisht përgjigje.

“tesheshi.com”, përcjell disa nga eventet kryesore të botës së futbollit që duhet ndjekur këtë vit:

“Topi i Artë” – Janar
“Topi i Artë” – Janar: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen sërish në podiumin fitues për çmimin e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2015. Mes tyre, ndodhet edhe braziliani Neymar, mirëpo, është argjetinasi ai që ka gjasa reale të fitojë për herë të pestë “Topin e Artë”, pasi ka patur një sezon të shkëlqyer me klubin e tij Barcelona, edhe pse portugezi ka ca shifra magjike këtë sezon, por ja qw Reali i tij nuk ka shkwlqyer aspak.
Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s – ShkurtZgjedhjet për presidentin e FIFA-s – Shkurt: Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, pas 18 viteve do ketë një tjetër kryetar pas largimit të kreut të deritanishëm, Joseph Blatter. Kandidatë për të pasuar zvicerianin janë: Price Alin bin Hussein, Salman bin Ibrahim Al-Khalifa, Jerome Champagne, Tokyo Sexwale dhe Gianni Infantino.
Mbyllja e sezonit në Premier Ligë – MajMbyllja e sezonit në Premier League – Maj: Sezoni 2015/16, do të mbahet mend gjatë për konkurencën e ashpër ndërmjet skuadrave për të triumfuar. Në qoftëse pjesa e dytë e sezonit do jetë e njëjtë me atë të parën, atëherë spektakli është i garantuar. Gjithçka do përcaktohet në fundin e muajit maj, ku do të mësohet emrin e kampionit të ri, pasi ai aktual Chelsea, i ka mbyllur llogaritë që në pjesën e parë të sezonit.

Pep Guardiola në Manchester City – Merkato e verës
Pep Guardiola në Manchester City – Merkato e verës: Tashmë është bërë e ditur se tekniku spanjoll nuk do të vazhdojë punën me Bayern Mynih, ndërkohë shumë klube të mëdha europiane kërkojnë ta kenë në kreun e pankinës së tyre. Etihad Stadium, mund të jetë destinacioni i rradhës i spanjollit, ndërkohë mbetet të shihet se a do ketë sukses sikurse në La Liga dhe Bundesliga?

Trajneri i ri i skuadrës, Chelsea – Merkato e verës
Trajneri i ri i skuadrës, Chelsea – Merkato e verës: Manchester City nuk është skuadra e vetme që ndodhet në kërkim të një trajneri të ri në vitin 2016. Antonio Conte, Diego Simeone, Maximiliano Allegri, Manuel Pellegrini  dhe Frank de Boer janë kandidatët potencial për të drejtuar skuadrën nga Stamfor Bridge, Chelsea.

 

Puna e re e Jose Mourinho -Merkato e verësPuna e re e Jose Mourinho -Merkato e verës: Reputacioni i Jose Mourinhos mund të jetë dëmtuar këtë sezon për shkak të rezultateve negative të skuadrës, Chelsea dhe ndarja e parakohshme me klubin nga Stamfor Bridge. Mirëpo shumë skuadra të njohura europiane janë të interesuar të kenë shërbimet e portugezit, që lidhet me një rikthim të mundshëm tek Real Madrid apo dhe Inter. Manchester United mbetet një opsion tjetër për “të veçantin”, që nga sezoni i rradhës do kërkojë një tjetër aventurë të re.

Teams drawn for the groups A, B, C,D, E, F, G, H and I are seen on a display during the UEFA Euro 2016 qualifying draw in Nice, February 23, 2014  The 53 teams will be split into eight groups of six and one group of five. The top two sides in each group plus the best third-placed team will qualify directly for Euro 2016 in France. The UEFA Euro 2016 will be held in France from June 10 to July 10 2016.    REUTERS/Jean-Paul Pelissier (FRANCE  - Tags: SPORT SOCCER)
EURO 2016 – Qershor, Korrik: Kampionati Europian zhvillon edicionin e 15-të, mirëpo, për herë të parë në histori do mbahet me 24 skuadra. Gjermania, Spanja, Italia, Belgjika, Anglia dhe Portuglia janë favoritët kryesorë për ta fituar këtë kompeticion, ndërkohë, Uellsi, Shqipëria dhe Irlanda e Veriut, mund të jenë befasitë më të këndshme në këtë garë.

kopa-amerika450306020150611210032
Njëqindvjetori i Kupës së Amerikës – Qershor: Kompeticioni që do të rivalizojë Kampionatin Europian këtë vit pa dyshim pritet të jetë në njëqindvjetori i Kupës së Amerikës, që pritet të zhvillohet gjatë muajit qershor. Dhjetë përfaqësueset nga Concacaf do marrin pjesë në trofeun që do zhvillohet në tokën amerikane.

Lojrat Olipimike – Gusht
Lojrat Olipimike – Gusht: Dhe në qoftë se edhe këto nuk janë të mjaftueshme për të ngopur oreksin tuaj, atëherë bëhuni gati të ndiqni Olimpiadën që do mbahet në Brazil. Kombëtarja e Brazilit, Algjerisë, Nigerisë, Afrikës së Jugut, Hondurasit, Meksikës, Fixhit, Argjentinës, Danimarkës, Portugalisë, Suedisë dhe Gjermanisë, do  ndeshen mes veti  në grupmoshat nën moshën 23-vjeçare, në lojën e futbollit.

Teknologjia në Ligën e Kampionëve – Gusht
Teknologjia në Ligën e Kampionëve – Gusht: Shtëpia e futbollit europian, UEFA, ka konfirmuar se nga edicioni i rradhës i garës prestigjioze, Champions League, do të futet teknologjia. Mbetet të shihet nëse magjia e lojës së futbollit do të zhduket, meqenëse do të futen mikroçipat në topin e futbollit.

Përgatiti: Drilon Sylejmani – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts