Burri që ka vrapuar në 370 maratona gjatë një viti (video)

Nëse për disa persona arritja deri në fund të një maratone mund të jetë një sukses i madh, ka nga ata si Rob Young, i cili e përjeton maratonën si një rutinë. 33-vjeçari britanik ka marrë pjesë në plotë 370 maratona gjatë vitit 2015. Pra në më shumë se një maratonë në ditë. Gjithçka nisi për shkak të bastit me Joanna Hanasz.

Duke parë në televizion maratonën e Londrës, Rob nisi të ankohej se ishte shumë e bezdisshme. Joanna, duke i thënë se ai ishte thjeshtë ziliqar pasi nuk kishte arritur të merrte ndonjëherë pjesë në një maratonë, ndezi brenda tij një dëshirë, çka e shtyu të thoshte se do të merrte pjesë jo vetëm në një, por në shumë maratona.

Maratona e parë i dha ndjesi të mira, ndaj vendosi të vijojë edhe në ditët pasardhëse. Gjatë një viti ka marrë pjesë në shumë maratona e ka thyer mjaft rekorde, si ajo e garës më të gjatë pa gjumë, që është 600 km në 88 orë.

Rob ka shkruar edhe një libër që e ka titulluar “Marathon Man”, ku tregon për historitë e tij. /tesheshi.com/