728 x 90 Leaderboard

Burri dhe gruaja humbën së bashku 180 kilogramë: zbuloni sekretin…

Së bashku ata humbën mbi 180 kilogramë. Sekreti? Nuk është çështje diete, por ndryshime radikale në mënyrën e jetës.

Historia e dashurisë, aktivitetit, guximit, fuqisë së karakterit (si dhe palestrës dhe aktiviteteve në natyrë) është jeta e çiftit amerikan Danny dhe Lexi Reed nga Indiana, shkruan NBCNeës.

Ata u martuan në vitin 2015 dhe fotografitë gjatë dasmës tregojnë më së miri se ç’obezë të frikshëm ishin, sidomos ajo.

Sfida filloi në vitin 2016.

“Ishte një ndryshim total në mënyrën e jetesës”, thotë Danny, ndërsa Lexi shpjegoi se nuk ishte vetëm dieta por dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Fillimisht u thanë “Jo” pijeve me sheqer dhe atyre alkolike.

Më pas nisën të konsumojnë ushqime me më shumë proteina dhe më pak karbohidrate, konsumuan perime dhe përgjithësisht të ziera, ku dominuan pula dhe salmoni, brokoli dhe patatja. Shumë palestër dhe sigurisht vrap në natyrë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts