Burg për dy maqedonasit që lanë në gjak Ziadin Selën

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për dy dhunuesit e deputetit dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.

Të akuzuarit për veprën penale “dhunë”, janë dënuar me 4 vjet e dy muaj burg. Cejo Georgievski është dënuar me një vjet e dy muaj burg, ndërsa Stojan Pavllovski me tre vjet burg. Në dënimin e tyre, përfshihet edhe koha e paraburgimit.

Arsyeja pse Stojan Pavllovski është dënuar më shumë, qëndron në faktin sepse ai i pari ka hyrë në Qendrën Informuese të Kuvendit të Maqedonisë.

“E pranoj fajin, sipas videos nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak nervozes dhe agresivitetit…”, tha Pavllevski në seancën e kaluar gjyqësore kur e pranoi fajin. /tesheshi.com/

 

Related posts