Bundestagu gjerman, debat me dyer të mbyllura për krizën në Maqedoni

Komisioni për punë të jashtme në Bundestagun Gjerma, debat me dyer të mbyllura për krizën e thelluar politike në Maqedoni. Siç mësohet zhvillimet në Maqedoni pas shpërthimit të aferës së përgjimeve dhe procesit të ngritur gjyqësor “Puç” kundër liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev kanë nxitur vëmendjen e autoriteteve gjermane. Këto zhvillime janë paraparë të jenë si pikë e dytë e rendit të ditës të punës së komisionit për politika të jashtme të Bundestagut gjerman. Lidhur me këtë çështje do të diskutojë dhe udhëheqë mbledhjen, përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin, Ernst Rajhell, i cili ka marrë për detyrë zgjidhjen e problemit të ngecjeve të Maqedonisë në planin e evrointegrimeve. Në Bundestagun gjerman ndodhë që rrallë herë të shtrohen në agjendë çështje që kanë të bëjnë me vende të tjera, sidomos sa i përket zhvillimeve të brendshme politike. Rajhell është njohës i mirë i situatës në Maqedoni dhe se ai më 10 shkurt ishte për vizitë në Shkup, ku është informuar për të gjitha detajet e krizës politike, pas shpërthimit të aferës së përgjimeve

auto pjese dak

Related posts