Bullgari: jetëmarrësi i gazetares Marinova i shpëton burgimit përjetë

Gjykata bullgare me 30 vite burg një të akuzuar për jetëmarrjen e gazetares televizive Victoria Marinova, një ngjarje që tronditi opinionin vendas e jo vetëm.

20-vjeçari Severin Krasimirov u shfaq me pranga i rrethuar nga policia në një gjykatë rajonale në qytetin verior Ruse, ku ai u deklarua fajtor më herët dhe kërkoi një dënim të shpejtë.

Trupi i gazetares Victoria Marinova u gjet pranë Danubit në Ruse më 6 tetor të vitit të kaluar.

Krasimirov më herët tha se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës më 6 tetor kur hyri në një mosmarrëveshje me një grua që nuk e dinte se cila ishte.

Ai tha se e goditi atë në fytyrë dhe e hodhi në shkurre, por se nuk kujtohej se çfarë ndodhi pas kësaj.

Krasimirov u arrestua në Gjermani, ku iku, e më pas u ekstradua në Bullgari shtatë ditë pas ngjarjes.

Duke pranuar fajësinë, ai shmangu një maksimum: burgim të përjetshëm. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts