reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Buka ju shëndosh? E keni ditur gjithmonë gabim

Nuk ekzistojnё ushqime qё të shёndoshin dhe ushqime qё dobёsojnё. Konsumimi i bukёs ёshtё njё nga zgjedhjet mё tё shёndetshme dhe vlerat ushqyese qё pёrmban sjellin shumё tё mira nё organizёm:

Fibrat, thelbësore për tretje të mirë dhe funksionin e zorrëve.

Amidoni, burimi i energjisë trupit.

Vitaminat e grupit B (B1 dhe B2), të cilat kontribuojnë në gjendje të mirë të sistemit nervor dhe metabolizmit.

Duhet tё dini se konsumimi i saktё i bukёs nuk shёndosh. Buka e zezё ёshtё ajo qё sugjerohet nё çdo program diete, por e vёrteta ёshtё qё ajo ka pothuajse tё njёjtat kalori me bukёn e bardhё. Çdo fetё 30 gram pёrmban rreth 70-80 kalori.

Sasia qё secili duhet tё konsumojё nё pёrditshmёri varet nga kaloritё e nevojshme tё trupit dhe programin ditor. Me afёrsi mund tё thuhet se njё konsumim i balancuar, kёrkon 4-5 feta nё ditё./tesheshi.com/