Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamor të Iranit, një “vandalizëm diplomatik”, vetëm e vetë që të sfidojë paraardhësin e tij Barack Obama – është shkruar kështu nga i cilësuari si “budalla” prej kreut të Shtëpisë së Bardhë, ish-ambasadorit britanik në Uashington, Kim Darroch, në një letër të re shokuese për Downing Steet, publikuar së fundi.
Darroch tha se presidenti amerikan ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore “për arsye personale” dhe tregoi se kishte një ndarje midis bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë lidhur me këtë akt.
Në maj të vitit 2018, Sekretari i Jashtëm britanik Boris Xhonson udhëtoi për në Uashington për të bindur Trump që të mos e linte marrëveshjen.
Javën e kaluar, Mail-i britanik publikoi dokumentet në të cilat Darroch e përshkronte administratën e presidentit amerikan Donald Trump si “të paaftë” dhe “jofunksionale”, gjë e cila shkaktoi një grindje diplomatike midis Londrës dhe Uashingtonit, pas së cilës Darroch dha dorëheqjen.
Zyrtarët britanikë kanë nisur një hetim për të gjetur personin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve, raporton Reuters.
Sipas Sunday Times, e cila i referohet një burimi pa emër të qeverisë, i dyshuari është identifikuar dhe supozohet që rrjedhja e dokumenteve mund të jetë rezultat i një hackerimi nga një vend të huaj. /tesheshi.com/
Drejtori i policisë antiterroriste paralajmëroi mediat të mos publikojnë këto dokumente, pasi kjo mund të jetë një shkelje e ligjit sekret shtetëror.