728 x 90 Leaderboard

“Buba” e Hitlerit, gati për muze: Volkswagen lajmëron fundin e ikonës pas një viti

Pas pothuajse shtatë dekadave të ekzistencës, “Beetle” i Volkswagen-ti do futet në muze.

Kompania gjermane njoftoi se do të ndalojë prodhimin e këtij modeli në korrik të vitit të ardhshëm.

“Buba” e parë, një projekt e inxhinierit Ferdinand Porsche, krijuar për dëshirën e Adolf Hitlerit që Gjermania të bëjë një makinë të lirë për masat, doli në rrugë në vitin 1938.

Prodhimi i tij filloi në vitet e dyzetë, dhe deri në vitin 1955, në rrugët gjermane lëviznin mbi një milion sosh.

Gjatë dekadave të ardhshme, “Beetle” fitoi preferencën e njerëzve në të gjitha pjesët e planetit, duke u shndërrua në ikonë të industrisë së automobilave.

Kulmi i popullaritetit u regjistrua në vitet 1960 kur, nëpërmjet karikaturave të saj Herbie the Love Bug, ajo fitoi famë botërore.

Në atë periudhë, Volkswagen hapi dhe një fabrikë në Meksikë për këtë model, dhe pikërisht nga ajo fabrikë në korrik 2019 do të jetë dhe kopja e fundit e “Buba”-s.

“Humbja e ‘Buba’-s pas tre gjeneratave dhe gati shtatë dekadave, do të provokojë emocionet e stuhishme të shumë adhurues të këtij modeli”, tha Hinrich Woebcken, kreu i Departamentit Volkswagen në Amerikë. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts