“Brymë e zezë” në dashuri, “kondensimi” më i ri poetik i Flamur Malokut

“Brymë e zezë” është libri më i ri i poetit, kritikut letrar,  Flamur Maloku.  Poezitë vijnë për lexuesin, nëpërmjet vargjeve plot ndjenjë, që shpesh herë shkëputen nga realiteti, duke vendosur një mënyrë ndryshe komunikimi me lexuesin. Fryma e një erotike të shpalosur në lirshmëri thuajse të plotë, e udhëheq lexuesin drejt horizontesh që hapen të reja në çdo poezi. Vargjet e këtij vëllimi, njomur nga tonaliteti i një lirike të brishtë, të rrëmbejnë me shumësinë e figurave stilistike, me leksikun e ngjeshur dhe metaforat e përzgjedhura. E kultivuar në këtë mënyrë dhe e artikuluar me një gegnishte të veçantë, si një ligjëratë e ngjyrosur me sharmin e variantit të mjeshtrave të poezisë shqipe, vëllimi “Brymë e zezë”

Për poezitë e Malokut, studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka thotë vargu i lirë, në të cilin përdorim më të dendur ka metafora, së këndejmi dhe kumti i hapur, e ruajnë shenjën e komunikimit të Malokut me bashkëkohësinë. “Shenjat gjuhësore dhe poetike të tij janë unike në rrekjen për ta përtërirë ligjërimin poetik të shpirtit në variantin e gegërishtes gjatë përjetimit.” ka thënë Gjoka për “Brymë e zezë”, duke shtuar se ato të përkujtojnë idenë e hershme të Tomas Eliotit mbi përkujdesjen e poetit ndaj gjuhës së vet. Pra, është shenja më e dukshme, e zgjedhur enkas nga poeti, për t’i shqiptuar ahet e shpirtit që në poezi e zbulojnë makthin e unit si një dalje nga tuneli i territ”, ka thënë Gjoka. Në anën tjetër, Fahredin Shehu, shkrimtar, thotë se libri “Brymë e zezë” i Flamur Malokut, dukshmja dhe e emërtueshmja kumbojnë e flasin,  por edhe i japin  e i marrin njëra tjetrës. Maloku e shpalos një paletë të tërë bojërash  emocionale në gjithë veprën e tij,  dhe kognitive të cilat në psikologjinë personale nominohen si gjendje apo në Sufi  apo Hal. Sipas tij, “ky libër i jep  domethënie të re letërsisë shqipe  dhe e argumenton vazhdimësinë krijuese brenda qarkut letrarë, duke e përçuar në një plan më të rafinuar nga aspekti gjuhësor, artistik dhe identitar. Kështu shkruhet vetëm atëherë kur njeriu  dhe bota e tij  depërtojnë në kuintesencën e saj me lucide” ka thënë Shehu. Për librin është shprehur edhe Hysni Ndreu, studiues i letërsisë, ku sipas tij, poezitë e Malokut vjen si një rrëfim unik, që paqësisht rrjedh drejt honeve delikate të unit lirik, ndonjëherë e bashkëshoqëruar me imazhe e prani strukturash, si për t’i dhënë pentagramin poetik të thellësisë kohore e të gjerësisë shpirtërore. “Fryma e një erotike të shpalosur në lirshmëri thuajse të plotë, e udhëheq lexuesin drejt horizontesh që hapen të reja në çdo poezi. Vargjet e këtij vëllimi, njomur nga tonaliteti i një lirike të brishtë, të rrëmbejnë me shumësinë e figurave stilistike, me leksikun e ngjeshur dhe metaforat e përzgjedhura. E kultivuar në këtë mënyrë dhe e artikuluar me një gegnishte të veçantë, si një ligjëratë e ngjyrosur me sharmin e variantit të mjeshtrave të poezisë shqipe, vëllimi “Brymë e zezë” e tendos kërshërinë e lexuesit skaj më skaj veprës përgjithësisht”, është shprehur Ndreu. Po ashtu për librin është shprehur  edhe Violeta Allmuca, shkrimtare, studiuese e letërsisë, ku vargjet e Malokut sipas saj ngjashëm të kujtojnë kangën e mësueme nga fuqia e fjalës edhe në vetmi i gjen aty ku jeton dashuria. Ndodh që edhe vargjet të kërkojnë e të luten para Zotave për shenjën e lirisë. E dihet se pikërisht aty është toka e ndjenjave. Ajo ruan edhe qiellin sepse edhe qielli nuk është i plotë pa tokësoren. Kur kanë dhimbje dhe kur kositin kohën ato janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Retë janë një rekuiem që përplasen të shfrenuara. Por qielli me tokën janë gjithherë bashkë si poeti me vargjet. “Poezia e Flamur Malokut pra ka një hapësirë të pafund mes tokës dhe qiellit që quhet mrekulli e dashurisë në gem të shpirtit, shkruar me gjuhë hyjnore lyer me ngjyrën e zjarrit. Me këtë gjuhë dëlirësia e vëllimit poetik “Brymë e zezë”, veshur nga metaforat e prek ashtin poetik duke bekuar njerëzoren. Aty lutet në heshtje poeti i flijuar për dashurinë” ka thënë Allmuca./tesheshi.com/

Related posts