Brukseli, reagim ndaj Metës: Reforma në Drejtësi, në rrugën e duhur

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka mbrojtur fort Reformën në Drejtësi e cila, së bashku me ndërkombëtarët që e promovojnë atë, u sulmuan ashpër nga presidenti Meta.

Soreca i është përgjigjur TCH, interesimit nga kjo media lidhur me deklaratat e kreut të shtetit, kupërgjigja e Soreca-s ka qenë:

“Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sa i përket veçanërisht krijimit të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. Ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur”, shprehet diplomati që përfaqëson Brukselin në Tiranë.

Soreca mbron gjithashtu dhe misionin EURALIUS, i kritikuar po ashtu fort nga Meta.

“Kemi vërejtur kritika për punën e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja për sektorin e drejtësisë EURALIUS. Profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar. Ndihma e tyre është provuar e domosdoshme për të çuar përpara agjendën ereformave, duke punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kerkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese”, shprehet ambasadori Soreca. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts