Brukseli: nuk ka rikthim vizash për Shqipërinë

Shqiptarët të vijojnë të qetë udhëtimin pa viza drejt vendeve të BE-së, – ka qenë ky mesazhi i njeriut të Brukselit në Tiranë, ambasadorit Luigi Soreca, një ditë pasi parlamenti hollandez votoi një kërkesë drejtuar KE-së për rivendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Pretendimi i atij krahu politik të Hollandëz që e kërkon këtë gjë, më saktë i së djathtës ekstreme, argumentohet me kriminalitetin e shtetasve të ardhur nga Shqipëri.

Por Soreca sqaron se vizat as janë kthyer e vështirë të kthehen.

“Asgjë nuk ka ndryshuar për momentin, kjo ka qenë e qartë edhe në njoftimin e ambasadës së holandeze, pra vijon udhëtimi pa viza në vendet e zonës Schengen. Më lejoni të them se ne e ftojmë si qeverinë shqiptare dhe holandeze të vijojnë bashkëpunimin në këto fusha kaq të rëndësishme si migracioni i parregullt dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë dhe qytetarët që do të thotë se ka pasur një progres shumë të rëndësishëm dhe është për të gjithë qytetarët që prej vitit 2010. Ju e dini besoj që unë kam qenë në krye të këtij procesi që prej vitit 2010 dhe jam i bindur se autoritetet shqiptare do të marrin të gjitha masat që të ruhet kjo arritje fantastike që është bërë deri tashmë”, u ambasadori i BE-së në Tiranë.

Ndërsa opozita e ka përkthyer aktin e parlamentit hollandez si një shuplakë për qeverinë Rama.

Kujtojmë se vizat për Shqipërinë u hoqën në dhjetor 2010, kur vendi qeverisej nga PD-LSI. Kjo ndodhi dhe për Maqedoninë e Malin e Zi, pasi një projekt europian në kuadër të integrimit. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts