Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Brukseli “në garë” me Uashingtonin, Borrell: gati i “dërguari europian” për Ballkanin Perëndimor

Kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell, bisedoi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për emërimin e një të dërguari special për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, por përsëriti përkushtimin e tij personal për rolin e ndërmjetësit në bisedime.

Borrell tha në një intervistë telefonike me Presidentin Vuçiç se ai synon të emërojë një përfaqësues të veçantë për t’u marrë me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu tha se emërimi tregon rëndësinë që “BE dhe ai personalisht i kushtojnë rajonit, stabilizimit dhe përparimin drejt BE”.

“Josep Borrell kujtoi faktin se ai do të qëndronte personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe rolin e kryenegociatorit në dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në një deklaratë nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm.

Të pyetur nëse ka ndonjë “emra specifikë” për postin e Përfaqësuesit Special në Shërbimin Evropian, ata thanë se nuk dëshirojnë të hyjnë në detaje.

Borell shtoi se ai gjithashtu gjatë ditës ka pasur biseda të ndara telefonike me drejtuesit e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Të gjitha telefonatat janë një vazhdim i bisedimeve që Përfaqësuesi i Lartë kishte në Beograd dhe Prishtinë gjatë janarit”, u tha nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm.

Me këtë veprim, BE dëshiron të ketë rol në rajon, pa e lënë gjithçka në dorë të SHBA, të cilët tashmë janë me dy të dërguar: Palmerin në rrafshin rajonal, e Grenellin specifikisht për dialogun Prishtinë – Beograd. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts