728 x 90 Leaderboard

Brukseli me gjuhë irrituese: jo rritje pagash për kabinetin Haradinaj

Shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalia Apostolova, e ka kritikuar ashpër vendimin për rritje të pagave për zyrtarët qeveritarë të cilin e mbështeti Gjykata Kushtetuese, ku u tha se nuk janë gjetur shkelje.

Kjo situatë, për Apostolova-n është në kundërshtim me qëllimet e tyre ndaj administratës publike të Kosovës.

“Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e projektligj për pagat është në proces e sipër. Ky ligj do të rregullojë një herë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet, andaj dhe duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i ligjit të ri për pagat”, ka deklaruar ajo për mediat kosovare.

Mbetet të shihet cili do të jetë reagimi i Haradinajt pas kësaj deklarate.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave nuk janë gjetur shkelje.

Kësisoj, ky vendim nuk i ka dalë të jetë i favorshëm vetëm për qeveritarët. Po aq i favorshëm është edhe për kryetarin e Kushtetueses, sikurse edhe për zyrtarët e këtij institucioni. /tesheshi.com/

 

Related posts