Auto Dak
Auto Dak

“Brovina” rishfaqet sërish në Kosovë: fotot e një ish-gazetari pa “fake news”

Fenomeni “Brovina” në Kosovë është rishfaqur sërish por jo si “fake news”

Habib Zogaj nga komuna e Malishevës, ish-gazetar, ka bërë publike një set me foto nga lufta, që siç thotë, dëshmojë krimet serbe.

“Kam qenë reporter i Radios Kosova e Lirë gjatë luftës. Duke qenë se profesioni im është gazetaria jam përpjekur që të zë shumë skena lufte dhe momente të tmerrshme që përjetoi popullata civile gjatë luftës në vitin 1998-1999. Fotografitë që përfshihen të përgatitura për botim janë nga masakra e Burimit, ish-Javiqi i Malishevës dhe nga maskra Turjakës. Albumi si tërësi ka tematika të ndryshme duke filluar që nga maskarat e vitit 1919 e deri në kohën e luftës”, rrëfeu Zogaj për RTV Dukagjini.

Më specifikisht, ai tha se fotot nga masakra e Burimit dhe Turjakës i ka realizuar direkt nga vendi i ngjarjes.

“Këtë e kam bërë së bashku me dy policë ushtarakë, Fehmi e Bashkim Berisha”, shtoi Zogaj.

Si  për të vërtetuar autitencitetin e tyre, ai shtoi:

“Pjesë e albumit tim ku përshkruhen në detaje krimet serbe janë 8 apo 10 fotografi që i kanë fotografuar vetë ata të cilat i kanë lanë në një film në shtëpinë ku e kanë pas bazën”, tha Habib Zogaj.

Ditë më parë, deputetja Flora Brovina do shfaqte në parlament një foto që sipas tregonte një ushtar serb që përdhunonte një grua kosovare, por me vonë, siç e pranoi dhe vetë Brovina, fotoja nuk qe e vërtetë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts