728 x 90 Leaderboard

Brnabiç, letër dërguar botës: ç’po heqim nga Kosova

Kryeministri serb Ana Brnabiç do të paralajmërojë presidentët e qeverive të të gjitha vendeve se Kosova po rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal.

Pas Ushtrisë, Beogradi po e përjeton keq dhe tarifimin e mallrave nga Serbia, kjo pas një vendimi më të fundit të qeverisë Haradinaj, e ndaj ka vendosur të reagojë në një formë origjinale.

Qeveria e Serbisë përgatit një letër të cilën do t’jua dërgojë lidervë të botës, ku në të do të denoncojë pikërisht atë që e konsideron sjellje të keqe të Kosovës, sipas saj, me pasoja për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ka qenë vetë kryeministrja Ana Brnabiç, e cila kërkoi të enjten në një mbledhje qeverie që teksti të përgatitet sa më shpejt.

Letra, siç thuhet, të tregojë për të gjitha vendimet që sipas Beogradit shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura, nismat rajonale dhe paktet ndërkombëtare.

Me këtë letër, u theksua nga gruaja në krye të qeverisë serbe, dëshirohet që t’u tërhiqet vëmendja të gjitha vendeve mbi kërcënimin për paqen dhe stabilitetin rajonal, sepse, në gjykimin serb, ka një kolaps të qëllimshëm dhe të drejtpërdrejtë të atmosferës së dialogut, me shkaktar Kosovën.

Brnabiç theksoi nevojën për të komunikuar me të gjithë partnerët në mbarë botën, siç tha ajo, si “një hap i nevojshëm që të gjithë të vetëdijësohen  për kompleksitetin e situatës”.

Kjo do të ishte, tha ajo, edhe një mënyrë për t’i dhënë mbështetje të plotë përpjekjeve të presidentit Vuçiç dhe për të ofruar sigurinë më të madhe për serbët në Kosovë. /tesheshi.com/

Related posts