Auto Dak
Auto Dak

Britanikët që janë kundër Brex-it bëhen italianë: ja historia e aktorit më të famshëm anglez

Moda më e fundit e britanikëve që nuk e duan Brex-it është marrja e shtetësisë italiane, vend që e kanë shumë përzemër dhe kalojnë pushimet jo vetëm në verë por gjatë gjithë vitit.

Aktori i njohur Colin Firth, fitues i çmimit Oskar për rolin e Mbretit George tek “Kings’s Speech”, ka marrë shtetësinë italiane këto ditë pasi e cilëson si mjaft të dëmshëm largimin nga BE.

Sipas tij, Brexit është një “katastrofë me përmasa të padëgjuara”, deklaratë që u bë në të përditshmen londineze “Evening Standards”.

Ndërkohë në këtë vendim të aktorit britanik ka të bëjë edhe familja, pasi ai është martuar me producenten italiane Livia Giuggioli, por gjithsesi ky është një fenomen tashmë që po ndodh në më shumë se qindra.

Britanikët kanë pasur një zakon prej vitesh duke pushuar në Toskana, por tani po vihet re një boom blerjesh shtëpish në vende të tjera të Italisë, si në Umbria apo edhe rajone të tjera si Puglia, Campagnia e Sicili. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts