728 x 90 Leaderboard

Brexit, Jean-Claude Juncker: Britania do të pendohet

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se Britania e Madhe do të pendohet për largimin nga BE. Duke folur në Parlamentin Evropian tha se negociatat për Brexit-in tashmë janë bërë urgjente.

“Unë do të doja më shumë që Britania të mos kishte vendosur për t’u larguar nga BE-ja, por secili që e lë BE-në duhet të dijë se çfarë do të thotë kjo. Nëse vendosni të ikni, t’i lini prapa rregullat dhe marrëveshjet e përbashkëta, atëherë duhet të pranoni se gjërat nuk mund të mbeten ashtu siç janë”, tha Juncker.

Nga ana tjetër, Juncker i kërkoi kryeministres May që të jetë më e qartë për atë se si Mbretëria e Bashkuar e sheh marrëdhënien e saj të ardhshme me BE-në”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts