728 x 90 Leaderboard

Brexit i keq: kundërshtarët e shkëputjes, në rrugë për tjetër referendum

Rreth 700,000 britanikë bllokuan rrugët në qendër të Londrës duke kërkuar nga qeveria May që të organizonte një tjetër referendum mbi Brexit.

Duke qenë kundërshtarë të largimit të Britanisë së Madhe nga BE, ata me flamuj të BE-së, bërë thirrje për një referendum të dytë mbi marrëveshjen përfundimtare se si do të largohet Ishulli nga blloku më i madh tregtar në botë.

Me ta ishte dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, që gjithashtu kërkoi një referendum i dytë.

“Zërat e të rinjve nuk u dëgjuann fare në referendumin e para një viti, ndërsa zërat e tyre po dëgjohen sot qartë dhe me zë të lartë”, tha Khan.

Një nga organizatorët e protestës, James McGrory, tha se publikut duhet t’i jepet mundësia për të shprehur edhe njëherë mendimin, sepse ky vendim do të ndikojë në jetën e tyre dhe në gjeneratat e ardhshme.

“Njerëzit mendojnë se negociatat mbi Brexit janë të pafavorshme; nuk kanë besim tek qeveria për të mbajtur premtimet, sepse nuk do të jenë në gjendje t’i mbajnë ato”, shtoi ai.

Kjo protestë vjen në kohën e një presioni të madh ndaj kryeministres May para marrëveshjes së largimit, një proces tejet i vështirë dhe me kosto të mëdha.

Protesta anti-Brexit e të shtunës, u llogarit më e madhja që nga ajo e vitit 2003, kur britanikët dolën në rrugë kundër luftës në Irak. /tesheshi.com/

Related posts