Auto Dak
Auto Dak

Bravo Babi! Ndihmoi mamin që të lindte në makinë

Little Wyatt do të jetë në gjendje të tregojë tërë jetën e tij për mënyrën se si erdhi në botë.

Konkretisht, kur nëna e tij Nikki Millerbernd do e lindte, babi Rob menjëherë u fut në makinë dhe u nis për në spital me të. Sidoqoftë, Wyatt nuk mund të priste. Babi Rob duhej të ndalonte makinën dhe të ndihmonte gruan e tij që të lindte.

“Thirra një ambulancë dhe u thashë se çfarë po ndodhte. Ata më thanë që do të vinin, por shpejt kuptova që nuk kisha kohë të prisja”, shpjegoi Rob, i ati.

Ai parkoi pranë rrugës dhe Wyatt lindi në kushte jo spitalore, brenda në makinë, aty rreth orës 2:34 të mëngjesit.

Foshnja dhe nëna u transportuan në spital dhe pasi u ekzaminuan nga mjekët dhe u mbikëqyrën, ata u larguan në shtëpi, ku u mirëpritën nga tre vajza e tjera: Hayleigh, Eliza dhe Natalie. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts