Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Braçe, akuza Gjiknurit: Pse po hesht për Marinzën?!

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Energjitikës për çështjen “Bankers: ku vetëm disa ditë më parë shpërtheu sërish një pus nafte duke shkaktuar problem për banesat e banorëve dhe provokuar dëme dhe frikë. Deputeti socialist, në një deklaratë në faqen e tij zyrtare thekson me të madhe se mungon transparenca në sjelljen e dikasterit që drejton ministri, Damian Gjiknuri.

 

hqdefault (1)Deklarata

“NUK KA TRANSPARENCË!! BANKERS PO HESHT, POR BANKERS ËSHTË THJESHT OPERATORI,

PËR PASURINË TONË KOMBËTARE PËRGJIGJEMI NE!! Prej të merkurës 1 Prill; MARINZA ËSHTË PO AJO QË ISHTE,  E PASUR DHE E PABANUESHME!!

Njëri prej operacioneve të Bankers Petroleum ka dëmtuar deri në kufijtë e katastrofës, për banorët, mjedisin gjithashtu!! Por ajo që shqetëson më shumë ka të bëjë me këto fakte: Kompania Bankers Petroleum hesht dhe nuk është transparente për: Operacionin e ndërmarre në atë pus, Teknologjinë e përdorur në atë pus, materialet e përdorura e lëndët e injektuara në atë pus, presionin me të cilin është punuar në atë pus. Arsyen teknike të atij shpërthimi në atë pus. Përbërjen e lëndëve të shpërndara prej atij pusi në një zonë të gjerë, dëmtimet në shtresa nëntokësore ardhur nga operacionet pas të cilave ndodhi shpërthimi në atë pus. Qëndrueshmërinë e tokës pas shpërthimit në atë zonë, mungesën e një plani rehabilitimi, përfshirë rehabilitimin mjedisor.

Vini re; Bankers njoftimin e fundit për ngjarjen në Marinez e ka të datës 1 Prill, ditës së shpërthimit dhe i referohet aktivizimit të planit të evakuimit!! Por më shumë se Bankers, mua më shqetëson heshtja e Ministrisë përgjegjëse.

NAFTA ËSHTË PASURIA JONË KOMBËTARE,

BANKERS ËSHTË THJESHT NJË OPERATOR EKONOMIK QË KA NJË MARRËVESHJE HIDROKARBURE ME ALBPETROL. KAQ, ASGJË MË SHUMË!!

PADISKUTIM BANKERS KA PËRGJEGJËSINË

TË ZBATOJË NJË ME NJË MARRËVESHJEN DHE LIGJET SHQIPTARE NË FUQI PËR ZONËN KU OPERON NËN MARRËVESHJE!!

Por nafta është pasuri e jona, puset e naftës gjithashtu, zonat naftëmbajtëse patjeter, ndaj ne kemi përgjegjësine publike për këtë pasuri. Diten kur ndodhi shpërthimi shkruajta se Bankers nuk thotë të vërtetën!! Në fakt prej asaj dite Bankers heshti!! NËSE HESHT BANKERS DUHET TË FLASIM NE;

AKBN-që merret me burimet natyrore, ALBPETROL-që merret me marrëveshjet, ERE-që licenson, çdo grup ekspertesh të instituteve dhe ish instituteve që duheshin vënë në lëvizje e rikthyer fort qysh kur mikrosizmat po paralajmëronin dëme afatgjata nga teknologjia e operacioneve jo transparente të ndërmarra; në fund Ministria!!

NUK KA TRANSPARENCË!! KJO IRRITON AQ SA DUKET SE INSTITUCIONET SHTETËRORE PO PRESIN BANKERS TË FLASË!!

Ndërkohë duhet të jenë ato që duhet të bëjnë Bankers të flasë, të kërkojnë llogari prej saj deri në detaje;

TË HETOJNË, TË NDËSHKOJNË, TË NDRYSHOJNË DHE TË JAPIN GARANCI PËR TË ARDHMEN E PASURISË SONË KOMBËTARE!!

Padiskutim, Të bëjnë edhe të paguajë për çdo dëm të shkaktuar!! Qytetarët dhe interesat e tyre duhet t’i mbrojnë institucionet!! Ky është rasti por përtej tij; NË TËRËSI, NUK KA TRANSPARENCË NË PRODHIMIN E NAFTËS NË VEND!!

Për gjithçka dhe për çdo operator të licensuar, tansparenca nuk është standard. Askush nuk di sot se kush është Stream oil!! Madje askush ndër ne nuk di sot se ç’po bën me pasurinë tonë; marrëveshjet janë tregtuar dhe vështirë të dimë se kush i zoteron, ndërkohë qe i kemi lëshuar vendburime të rëndësishme nafte e gazi.

PO NË TO C’NDODH? NDAJ ËSHTË EMERGJENTE TË KTHEHEMI ATJE KU THAMË E DUHET TA KISHIM NISUR,TEK: auditimi i marrëveshjeve  hidrokarbure, verifikimi i zbatimit të planeve të zhvillimit,

verifikimi i planeve të investimit, verifikimi i treguesve financiare, shpenzimeve e të ardhurave posaçërisht, tatimeve të paguara dhe atyre që mungojnë, Për mua;

ndryshimi i raporteve të përfitimit dhe natyrisht taksimit!! Tani është koha, unë mendoj se po humbim shumë, duke filluar nga Marinza.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com